Nuza flet për gjestin e vitit, tregon se e kontaktoi gjyqtari me famë botërore - Bota Sot
Nuza flet për gjestin e vitit, tregon se e kontaktoi gjyqtari me famë botërore

Futboll

Nuza flet për gjestin e vitit, tregon se e kontaktoi gjyqtari me famë botërore

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:50
Genc Nuza

Sezoni fantastik i gjyqtarit Genc Nuza në futbollin e Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare kulmoi me veprimin që bëri në ndeshjen bamirëse ndërmjet shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës. 

Nuza, në vend të kartonit për Muharrem Sahitin, nxori një shami dhe i fshiu djersët, duke i bërë të gjithë që të qeshin, gjë e cila nuk është parë më herët në stadiumet kosovare.

Për Sportin në KTV, gjyqtari më i mirë në Kosovë në pesë vjetet e fundit tregon se si i erdhi ideja që të provojë diçka ndryshe nga ajo që bën zakonisht në fushë.

Veprimi i Nuzës është shpërndarë në rrjetet sociale dhe mediat e mëdha evropiane, duke u klikuar rreth miliona herë.

Nuza kishte planifikuar që gjestin ta praktikojë me Granit Xhakën dhe Milot Rashicën.

Gjyqtarit kosovar i ka shkruar edhe Cüneyt Çakır, njëri ndër më të mirët në Evropë, i cili e ka përgëzuar për atë që ka bërë.

30-vjeçari ka folur edhe për sezonin 2018/2019, ku gjykoi ndeshjet kryesore, sezon që e quan si më të mirin e karrierës.

Nuza për KTV-në ka zbuluar dy momentet e sezonit, më të mirin dhe më të vështirin.

Gjyqtari nga Prishtina mendon se Kosova ka shumë gjyqtarë që mund të gjykojnë në ndeshjet kryesore të kampionatit.

Ai ka gjykuar shumë ndeshje ndërkombëtare dhe synon që shumë shpejt të ndajë drejtësi edhe në garat më të mëdha evropiane.

Genc Nuza thotë se familja, ish-kryetari Fadil Vokrri, kryetari i shoqatës se gjyqtarëve, Përparim Hasani, dhe kryetari i aktual i FFK-së, Agim Ademi, janë më meritorët që ai ka arritur në këtë nivel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...