EURO U-21: "Biskota" franko-rumune eliminon Italinë, Anglia largohet kokulur

Futboll

EURO U-21: "Biskota" franko-rumune eliminon Italinë, Anglia largohet kokulur

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:50
Pamje nga ndeshja

Francës i duhej vetëm një barazim për ta mbyllur fazën e grupeve si vendi i dytë më i mirë i turneut dhe pikërisht këtë rezultat ka marrë.

Gjelat kanë barazuar 0-0 me Rumaninë dhe të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 7 pikë, por ballkanasit janë renditur në vend të parë për shkak të golavarazhit më të mirë.

Fati i Italisë varej nga një rezultat pozitiv i Rumanisë, por megjithëse rumunët iu afruan golit disa herë, Franca arriti të ruante rrjetën e paprekur dhe mund t’i gëzohet tani fazës së nokautit. 

Barazimi ishte rezultati ideal për të dy skuadrat dhe fatkeqësisht skuadra e talentuar e Italisë, e cila organizon turneun, duhet të largohet.

Anglia e ka mbyllur me një tjetër zhgënjim evropianin pas barazimit 3-3 me Kroacinë. Skuadra ishullore nuk ka ruajtur avantazhin dhe është ndëshkuar në fund të takimit. 

Tre Luanët e kanë mbyllur në vend të tretë me vetëm një pikë të grumbulluar nga tre ndeshje, aq sa Kroacia. 

Dy gjysmëfinalistët e tjerë janë Spanja dhe Gjermania. Në gjysmëfinale Gjermania do të ndeshet me Rumaninë, Spanja me Francën. Të katërta këto ekipe kanë siguruar edhe një biletë për Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm në Tokio, Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat