PSG bën blerjen e parë, merr mesfushorin e Sevillas

Futboll

PSG bën blerjen e parë, merr mesfushorin e Sevillas

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 13:10
Foto

Kampionët e Francës janë pranë zyrtarizimi të përforcimit të parë për sezonin e ardhshëm.

Paris Saint-Germain ka nisur punën për të përforcuar skuadrën. Leonardo që u kthye si drejtor sportiv te PSG, ka kryer blerjen e parë.

Bëhet fjalë për Antonio Sarabian e Sevillas, i cili në ditët në vijim do të zyrtarizohet si lojtar i skuadrës andaluziane.

27-vjeçari do t’i kushtojë 20 milionë euro PSG-së, ndërsa atij i është ofruar një kontratë pesë-vjeçare, e cila e ka bindur Sarabian t’i bashkohet kampionit francez para Atletico Madridit që po ashtu e kërkonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat