Derby i jep leje Lampardit të negociojë me Chelsean

Futboll

Derby i jep leje Lampardit të negociojë me Chelsean

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:12
Frank Lampard

Bisedimet mes Frank Lampard dhe Chelseat janë në orët vendimtare.

Frank Lampard pritet të emërohet si trajner i Chelseat në orët në vijim.

Këtë e konfirmon edhe njoftimi i Derby Countyt, klub të cilin Lampard e ka drejtuar sezonin e shkuar, ku thuhet se ish-mesfushori ka lejen për të negociuar me Blutë.

“Pasi faza përgatitore po afrohet është në të mirën e të dy klubeve që Chelsea të vazhdojë bisedimet me Frank Lampard dhe të shikohet nëse mund të arrijnë marrëveshje”.

“Ne si klub nuk do të japim komente të tjera, derisa të jetë e nevojshme për ta bërë”, thuhet në komunikatën e Derbyt.

Lampard pritet të bëhet pasuesi i Maurizio Sarrit te Chelsea, me këtë të fundit që nënshkroi me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat