Njeriu i rekordeve, Asamoah Gyan ndryshon sot historinë e futbollit afrikan

Futboll

Njeriu i rekordeve, Asamoah Gyan ndryshon sot historinë e futbollit afrikan

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:21
Asamoah Gyan

Asamoah Gyan është një legjendë në futbollin afrikan, pasi pakkush si ai ka arritur të lërë gjurmë në futbollin e kontinentit të zi dhe në historinë e Ganës. Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi vazhdon të vendosë rekorde, duke mos u ndalur, edhe pse para pak javësh mund të mos paraqitej fare dhe për t'u kthyer në kombëtare u desh ndërhyrja e presidentit ganez Nana Akufo Addo.

Gyan mban rekordin për më shumë gola shënuar nga një afrikan në Kupën e Botës - 6 të tillë në 3 edicione (2006, 2010, 2014).

Në perëndim të karrierës, Gyan regjistron rekordin e ri, sepse do të marrë pjesë për të shtatën herë në Kupën e Afrikës, duke qenë pjesë e "Black Stars" që prej vitit 2008 dhe duke qenë kapiten në edicionet 2013, 2015 dhe 2017.

Në 6 edicionet e mëparshëm Gyan ka shënuar 8 gola në 29 ndeshje (rekord ndeshjesh), duke shkuar dy herë në finale, ku është mundur nga Egjipti në 2010 dhe Bregu i Fildishtë në 2015. Ai ka shënuar në çdo edicion, ashtu si legjenda zambiane Kalusha Bwalya dhe i madhi Samuel Eto'o i Kamerunit.

Tani Gyan mund të shkruajë sërish historinë, sepse nëse shënon bëhet i pari futbollist që shënon në 7 edicione rresht në Kupën e Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat