Ish lojtari i Manchester United i ka dhënë këshillë trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer për mesfushorin e tyre, Paul Pogba.
Për Pogban janë të interesuar Real Madridi dhe Juventusi, transmeton KosovaPress.
“United-it nuk i nevojitet asnjë lojtar i cili nuk dëshiron që të qëndrojë, United janë ekip më i mirë kur luan Pogba, por nëse ai nuk dëshiron të qëndrojë atëherë ai duhet të jetë i lirë të largohet”, ka thënë Neville.
“Për Unitedin është vetëm një çështje kohe para se ai te largohet, prandaj United i duhet që të gjej lojtarin rezervë”, përfundoi ai.
Lojtar tjetër i cili do largohet nga United është edhe Romelu Lukaku i cili pritet të transferohet në Inter.