Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm ta shesë Gareath Bale këtë verë.
Florentino i ka informuar ekipet e interesuara për uellsianin, se çmimi i tij kushton rreth 80 milionë euro.
Agjenti i Bale-it, Jonathan Barnett është duke shikuar ta transferojë klientin e tij në Premier League te United ose Tottenham, transmeton KosovaPress.
Ai javën e kaluar tha se Bale mund të shkojë në United, sepse ai akoma është një ndër lojtarët më të mirë në botë.