Ranieri kandidat për trajner të Newcastle

Futboll

Ranieri kandidat për trajner të Newcastle

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:16
Claudio Rannieri

Italiani mund të kthehet përsëri në Premier Ligë.

Shumë emra po përmenden si pasues të Rafa Benitezit në stolin e skuadrës së Newcastle United.

Derisa nuk ka asgjë konkrete, listës së trajnerëve që dëshiron klubi, i është shtuar edhe ai i Claudio Ranierit.

Madje sipas Sky Sport, italiani që për tre muajt e fundit të stinorit e ka drejtuar Romën, është kthyer në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e ekipit.

Ranieri shkroi një ndër historitë më të bukura të futbollit, kur në sezonin 2015-2016, arriti të shpallej kampion i Premier Ligës me skuadrën e Leicester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat