Zyrtare: Roma bëhet me drejtor të ri sportiv

Futboll

Zyrtare: Roma bëhet me drejtor të ri sportiv

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:24
Gianluca Petrachi

Roma ka njoftuar se ka punësuar si drejtor sportiv, Gianluca Petrachi.

Ai është 50 vjeç dhe do të filloj punë nga 1 korrku me një kontratë që shkon deri në vitin 2022.

Petrachi më herët ka qenë drejtor sportiv në Lecce, Pisa dhe së fundmi në Torino ku arriti ta kualifikoj skuadrën në Ligën e Evropës.

“Të vij në Romë është një mundësi emocionuese dhe stimuluese për mua”, tha Petrachi.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm për pritjet e një klubi dhe fanbase të kësaj madhësie – dhe për këtë unë isha i etur të pranoj këtë sfidë të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat