Zamarano këshillë për Sanchezin

Futboll

Zamarano këshillë për Sanchezin

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:26
Alexis Sanchez

Legjenda e Kilit, Ivan Zamarano i ka thënë Alexis Sanchezit që të fokusohet në futboll, pavarësisht a luan ne United apo në ndonjë vend tjetër.

30-vjeçari që për momentin po luan në Kupën e Amerikës me Kilin, nuk po shihet si lojtar që do të luajë në ekipin e parë me Unitedin, transmeton KosovaPress.

Zamarano beson që ish sulmuesi i Barcelonës duhet të luaj më shumë dhe bën mirë të ndërroj ekipin, sepse sezonin e kaluar patë vetëm nëntë paraqitje.

“E kemi parë, Alexis nuk ka luajtur shumë për Manchester United për një kohë të gjatë, por kur po luan për Kilin ai po tregon tjetër gjë”, ka thënë Zamarano.

“Pavarësisht çfarë bën në ekip, ne besojmë që sapo ta vendosesh fanellën e Kilit duhet të japësh më të mirën”, përfundoi ai.

Zamarano po ashtu tha se është shumë i kënaqur që ai po jep me te mirën për ekipin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat