Monaco kërkon blerës për Fabregasin

Futboll

Monaco kërkon blerës për Fabregasin

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:56
Cesk Fabregas

Klubi francez, AS Monaco është gati për ta shitur mesfushorin e tyre, Cesc Fabregas.

Spanjolli e la Chelsean për Monacon në Janar, por mediet franceze thonë se ata po dëshirojnë tash ta shesin lojtarin.

Fabregasi fiton 125 mijë euro në javë, transmeton KosovaPress.

Ish-kapiteni i Arsenalit i cili ka luajtur për shumë ekipe si Barcelona e Chelsea ka kontratë me Monacon deri në vitin 2022, mirëpo nëse ka ndonjë blerës ekipi nuk do të hezitoj dhe do ta shesë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat