Tronditëse: Klubi legjendar anglez e kthen Françesko Tottin ‘nga varri’

Futboll

Tronditëse: Klubi legjendar anglez e kthen Françesko Tottin ‘nga varri’

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:17
Francesco Totti

Në secilin afat kalimtar, ka të paktën një spekulim që ‘fiton çmimin’ si transferimi potencial më i befasishëm i afatit.

Ju kujtohet Ronaldinho te Basingstoke në vitin 2014?

Epo, duket se Leeds United do të jetë klubi që do të rrëmbejë vëmendjen më të madhe për këtë verë.

Klubi nga Championship ka qenë i lidhur me një transferim të befasishëm të portierit legjendar Gianluigi Buffon.

41-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, është në kërkim të një klubi të ri pasi u largua nga PSG më herët këtë muaj pasi i skadoi kontrata.

Dhe tani duket se Leeds ka shtuar një tjetër emër befasues në listën e objektivëve.

Sipas raportet nga Italia, United ka bërë lëvizje për Francesco Tottin, i cili është pensionuar dy vite më parë.

Klubi i tha lamtumirë Romës në fund të sezonit 2016/17 pas një karriere të jashtëzakonshme gjatë të cilës ai bëri 786 paraqitje për klubin në 24 vite.

42-vjeçari gjithashtu shënoi 307 gola për romakët, të cilët i ndihmoi të fitojnë titullin në Serie A më 2001.

Pasi u pensionua, Totti mori rolin e drejtorit te Roma, por u tërhoq nga pozita më herët këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat