Agjenti i Buffon e pranon: Juventusi është një ide

Futboll

Agjenti i Buffon e pranon: Juventusi është një ide

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 08:16
Gianluigi Buffon

Agjenti i Gianluigi Buffon ka pranuar se ka negociata për një kthim të mundshëm te Juventusi.

Lajmi shpërtheu të martën mbrëma se Buffon nuk po planifikonte vetëm rikthim në Serie A dhe në Itali, por në Juve vetëm një vit pas largimit për aventurën në Paris Saint-Germain.

Sky Sport Italia njoftoi se 41-vjeçari ishte në negociata të avancuara me ‘Bianconerët’, ku ai do të luante si zëvendësues i Wojciech Szczesny për një sezon tjetër, pastaj do të marrë një rol në stafin stërvitor të Maurizio Sarrit ose do jetë në rolin e drejtorit.

“Tani për tani, është vetëm një ide”, zbuloi agjenti Silvano Martina për Sportitalia.

Megjithatë, është konfirmuar se bisedimet janë në vazhdim e sipër dhe do të ishte një pensionim i përshtatshëm për karrierën e tij pas 17 vitesh në Torino.

Ai kishte qenë i lidhur me një numër klubesh të mundshme këtë verë, duke përfshirë Parma, Brescia, Atalanta, FC Porto dhe madje Leeds United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat