Alberto Moreno nënshkruan me Villarrealin

Futboll

Alberto Moreno nënshkruan me Villarrealin

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:28
Alberto Moreno

Mbrojtësi i krahut të majtë kthehet përsëri në La Liga.

Alberto Moreno u largua si lojtar i lirë nga Liverpooli me të përfunduar sezoni, pasi nuk vazhdoi kontratën me The Reds, skuadër në të cilën ka luajtur shumë pak në sezonet e fundit.

Për mbrojtësin e krahut të majtë interesohej ish-skuadra e tij Sevilla e cila ishte e bindur se do të mund ta rikthente.

Por ndërhyrja e Villarrealit i ndërroi mendjen futbollistit i cili pranoi ofertën që iu duk më e mirë nga Nëndetësja e Verdhë.

Kësisoj Moreno kthehet në La Liga pesë vite pasi ishte transferuar nga Sevilla tek Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat