Zyrtare: Mavraj rikthehet te Greuther Furth

Futboll

Zyrtare: Mavraj rikthehet te Greuther Furth

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:57
Mërgim Mavrajt

U përfol shumë edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pasi mbylli aventurën me Ingolstadt ka firmosur zyrtarisht për 2 vite me Greuther Furth duke u rikthyer te skuadra ku spikati si futbollist dhe luajti për 3 sezone e gjysmë nga viti 2011 deri në 2014-ën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Greuther Furth me një postim në faqen zyrtare në Tëitter ndërsa termat financiarë të marrëveshjes nuk bëhen ende të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat