Zyrtare: Amir Rrahmani transferohet te Hellas Verona

Futboll

Zyrtare: Amir Rrahmani transferohet te Hellas Verona

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:35
Pamje nga nënshkrimi i kontrates

Amir Rrahmani nga edicioni i ri do luaj në Serie A të Italisë.

Është skuadra Hellas Verona ajo që ka fituar në garë me shumë skuadra mbrojtësin e Kosovës.

Janë mediat italiane ato që kanë publikuar fotot të Rrahmanit me shallin e Veronës.

Italianëve transferimi i Rrahmanit i ka kushtuar 2.1 milionë euro, nga Dinamo Zagreb.

Mbrojtësi kosovar kështu disa vite më parë aktivizohei në Kosovë, ndërsa tani do luaj në Ligën e tretë më të fortë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat