Zëdhënësi i Shkëndijes së Tetovës:‘Bota sot' në dekadën e saj të tretë

Futboll

Zëdhënësi i Shkëndijes së Tetovës:‘Bota sot' në dekadën e saj të tretë

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:22
Zëdhënësi i Shkëndijes së Tetovës:‘Bota sot

Zëdhënësi i kampionit të Maqedonisë Veriore, klubit të futbollit Shkëndija nga Tetova,  Faton Zylbehari, shpreh komplimente për gazetën.

“‘Bota sot’ tashmë po 'shpenzon' dekadën e saj të tretë dhe është diçka shumë e bukur kur shikon se gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare për të gjithë. 24 vjeç është moshë shumë e re për një njeri, por kur flasim për medium dhe raportim profesional brenda plotë 24 viteve atëherë kemi të bëjmë me diçka shumë të veçantë.

Si njeri nga bota e sportit patjetër të theksoj kontributin e jashtëzakonshëm që ‘Bota sot’ jep në fushën tonë dhe për këtë ju shpreh mirënjohjen më të sinqertë.

Urime përvjetori i 24 juve si redaksi, shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, tha Zylbehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat