Sërmaxhaj: ‘Bota sot’ është ndër gazetat e vetme që ka arritur te ruaj imazhin - Bota Sot
Sërmaxhaj: ‘Bota sot’ është ndër gazetat e vetme që ka arritur te ruaj imazhin

Futboll

Sërmaxhaj: ‘Bota sot’ është ndër gazetat e vetme që ka arritur te ruaj imazhin

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:24
Sërmaxhaj: ‘Bota sot’ është ndër gazetat e vetme që ka arritur te ruaj imazhin

Genc Sërmaxhaj, ish futbollist i mirënjohur, tha: “‘Bota sot’ është ndër gazetat e vetme që ka arritur te ruaj imazhin dhe dinjitetin e saj për 24 vjet, e që nuk ka qenë aspak e lehtë por sigurisht me zell e përkushtim të madh për punë ia kanë dal mbanë që për gjatë gjithë këtyre viteve të jenë pranë lexuesve të saj për çdo ditë të vitit.

Padyshim se në aspektin sportiv ka qenë me lexueshmeri të madhe dhe ka njoftuar saktë dhe në kohë lexuesit e sportit me informatat me të reja dhe me të shpejta.

Prandaj e vlerësoj lartë punën e punëtorëve dhe në tërësi të gazetës ‘Bota sot’ e cila jo vetëm mua por edhe kolegët e mi dhe futbollistët në veçanti, u ka ndihmuar në promovimin e tyre, të arriturat e tyre në sport dhe prandaj urime për 24 vjetorin dhe plot vjetore të tjerë të suksesshëm!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...