Kroos: Bayern Munich bëri gabim që më shiti në Real Madrid

Futboll

Kroos: Bayern Munich bëri gabim që më shiti në Real Madrid

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:14
Toni Kroos

Toni Kroos pohon se Bayern Munich kishte bërë gabim të madh që e kishte shitur atë në Real Madrid verën e vitit 2014.

Përfaqësuesi gjerman korri sukses të madh në gara të ndryshme në fanellën e Real Madridit, duke e fituar titullin në La Liga më 2017 dhe tre trofe radhazi në Ligën e Kampionëve, 2016,2017 dhe 2018, në mesin e shumë trofeve.

Kroos është bërë ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe u shpall futbollisti gjerman i vitit 2018 nga gazeta gjermane Kicker.

Duke folur për Sport Bild, 29-vjeçari e pranoi se e dinte se kampioni gjermane po bënte gabim duke e çuar në Santiago Bernabeu.

“Për mua, ka qenë e qartë në kohën e transferimit se Bayerni po bënte gabim duke më shitur”, tha Kroos.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, e pranoi së fundmi se vendimi për ta shitur mesfushorin mbase ka qenë i gabuar.

“Shoqata nganjëherë duket të marrë vendime të vështira, dhe i joni ishte i vështirë”, pati thënë Hoeness. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat