Amir Rrahmani prezantohet te skuadra e re

Futboll

Amir Rrahmani prezantohet te skuadra e re

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:57
Amir Rrahmani prezantohet te skuadra e re

Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht futbollist i Hellas Veronës. Pasi i kreu testet mjekësore, mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me klubin nga Serie A

Mbrojtësi 25-vjeçar i ka kryer me sukses para pak orësh vizitat mjekësore dhe para pak minutash ka nënshkruar kontratë me klubin nga Serie A.

Raportohet se ylli i kombëtares së Kosovës i ka kushtuar Veronës 2,1 milionë euro, të cilin e bleu nga Dinamo Zagrebi.

“Është hap i madh për mua të transferohem në Itali, veçanërisht në Serie A dhe në Hellas Verona. Shpresoj të kem fillim të mbarë dhe të bëj ndeshje të mira dhe një sezon të mirë personalisht dhe me klubin. Forza Hellas!”, tha Rrahmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat