Zaha dëshiron Arsenalin, por ata nuk kanë para për ta transferuar

Futboll

Zaha dëshiron Arsenalin, por ata nuk kanë para për ta transferuar

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:26
Wilfried Zahan

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kërkon të largohet nga Crystal Palace.

Pasi nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, Arsenali nuk ka buxhet për të bërë blerje të mëdha.

Kësisoj klubi nga Londra nuk do të mund të transferojë Wilfried Zahan, raporton BBC Sport.

Vetë futbollisti ka shprehur dëshirën të transferohet në Emirates, por një gjë e tillë duket e pamundur.

Është çmimi i lartë prej 80 milionë funtesh që kërkon Crystal Palace ai i cili ka detyruar Unai Emeryn të heq dorë nga 26-vjeçari dhe të fokusohet tek ndonjë lojtar që do të kushtonte më lirë.

Zaha është pjesë e Crystal Palace që nga viti 2014, ku u transferua nga Manchester United./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat