Napoli po bën superekip, De Laurentis konfirmon mbrojtësin grek

Futboll

Napoli po bën superekip, De Laurentis konfirmon mbrojtësin grek

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:48
Aurelio De Laurentiis

Pa shumë zhurmë, Napoli po bën gjëra fantastike në merkato dhe tashmë kërkon goditjet e mëdha që do ta kthenin sërish një kërcënim për Juventusin në garën për titull.

"Bomba" e verës pritet të jetë James Rodriguez, i cili ka shfaqur dëshirën të bashkohet me Carlo Ancelottin në Napoli, por ndërkohë klubi italian po bën një goditje të madhe në mbrojtje, ku pritet të firmosë Manolas nga Roma.

Vetë presidenti Aurelio De Laurentiis konfirmon gjithçka tashmë: "Skuadrat e mëdha lindin nga mbrojtjet e shkëlqyera dhe nga mesfushat e nivelit të lartë. Manolas e Koulibaly mund të formojnë një dyshe të jashtëzakonshme në qendër të mbrojtjes.

"James? Lajm i vjetër, dihet që e duam dhe vetë lojtari ka shumë respekt për Ancelottin. Megjithatë, janë agjentët, familja e lojtarit, Reali: të shohim. Kemi 40 lojtarë, duhet edhe të shesim shumë lojtarë.

Image

"Allan e Insigne? Nëse vjen oferta e duhur dhe në kohën e duhur, mund ta mendojmë shitjen e tyre, por jo në 10 ditët e fundit të verës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat