Babai i yllit të Interit dëshiron që djalin e tij ta trajnojë Guardiola

Futboll

Babai i yllit të Interit dëshiron që djalin e tij ta trajnojë Guardiola

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:19
Guardiola

Vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Interit.

Fjala është për argjentinasin Lautaro Martinez, i cili duket të jetë i lumtur në “Giuseppe Meazza”.

Megjithatë, babai i tij, në një intervistë dhënë mediave italiane ka shprehur dëshirën që në një të ardhme të afërt, ti bashkohet ndonjë skuadreje, ku për trajner do ta ketë Guardiolan.

“Shpresoj që një ditë ai të trajnohet nga Guardiola, që për mua është më i miri në botë për pozitën e tij. Por, kjo mbetet vetëm dëshira e një babai”, përfundoi ai.

Me këtë, i ati i futbolistit, ndoshta ka lëshuar sinjale për ndonjë largim eventual të djalit të tij nga qyteti i modës, por mbetet të shihet nëse gjatë muajve të ardhshëm do të ketë ndonjë lëvizje sa i përket asaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat