Legjenda e Brazilit, Rivaldo e ka mbrojtur dy sulmuesit pasi që ish trajneri Louis van Gaal i ka akuzuar ata që nuk janë lojtarë egoistë dhe nuk luajnë për skuadrën
Sipas Rivaldos, kritikat për Lionel Messi dhe Neymar që ata nuk janë “lojtarë skuadre” që u thanë nga ish trajneri i Barcelonës, Louis van Gaal bëhet nga një trajner “që largon lojtarë”.
Van Gaal, i cili ishte trajner i Rivaldos në Camp Nou, ka thënë se Barca dhe Paris Saint Germain janë eliminuar nga Liga e Kampionëve sepse Messi dhe Neymar kanë dëshirë të luajnë vetëm për vetveten.
Ish menaxheri i Manchester United ka këshilluar dyshen që të jenë më shumë si mesfushori i Liverpool James Milner, i cili luan në çdo pozitë vetëm që klubi i tij të fitojë.
Rivaldo beson që Vam Gaal nuk i pëlqen talentet individual dhe për këtë ai ka bërë një postim në instagram ku përfshin imazhin e Messi, Neymar dhe holandezin.
“Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarë që bëjnë dallimin dhe asnjë skuadër e asnjë trajner nuk di ta bëj këtë gjë më mirë se ata”, ka shkruar fituesi i një kupe të botës.