United “refuzon Icardi dhe Nainggolan”

Futboll

United “refuzon Icardi dhe Nainggolan”

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:20
Romelu Lukaku

Manchester United raportohet që ka refuzuar ofertën e interit për shkëmbim të Romelo Lukaku me Mauro Icardin apo Radja Nainggolan plus para

Sipas ESPN, Djajtë e Kuq i kanë vënë veto idesë për të shkëmbyer lojtarë për një sulmues, duke preferuar 80 milionë euro në vend të kësaj.

Kjo erdhi pasi që Nerazzurri propozuan shkëmbim me Icardin apo Nainggolan si dhe para për të shkurtuar shumën e parave.

Shuma e transferit duket se po e ndalon 26 vjeçarin që ti bashkohet Interit.

Megjithatë, United i ka dhënë 85 milionë euro për Lukakun dy vite më parë për Everton dhe dëshiron të fitojë sa më shumë që mundet prej tij.

Agjenti i tij Federico Pastorello është takuar me trajnerin e Interit, Antonio Conte të mërkurën, derisa kuptohet se temë diskutimi kanë qenë edhe klientët e tjerë të tij si Valentino Lazaro dhe Edoardo Vergani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat