Romagnoli lë Serinë A, transferohet në Rusi

Futboll

Romagnoli lë Serinë A, transferohet në Rusi

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:37
Andrea Romagnoli

Portieri 20-vjeçar italian Andrea Romagnoli ka lënë skuadrën e Romës për t’u transferuar në Rusi sezonin e ardhshëm. Mediat italiane konfirmojnë se portieri do të luajë me ekipin e Spartak Moskë.

Skuadra ruse pagoi 2.5 milionë euro te Roma për të siguruar shërbimet e lojtarit. Romagnoli nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Spartak Moskë.

Sezonin e fundit, portieri ka luajtur në formë huazimi fillimisht me Renate dhe më pas me Pistoiese, skuadra të Serie C. Portieri i ri ka postuar një foto nga Moska, shtëpia e tij e re, duke konfirmuar transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat