FSHF ankohet se bashkia po vonon sheshin te “Arena Kombëtare”

Futboll

FSHF ankohet se bashkia po vonon sheshin te “Arena Kombëtare”

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:36
FSHF ankohet se bashkia po vonon sheshin te “Arena Kombëtare”

Ditët e fundit, zyrtarë të FSHF, por edhe vetë presidenti Duka, kanë shfaqur hapur se teksa puna për “Arenën Kombëtare” vijon me ritme të larta, sheshi para stadiumit, i cili është parashikuar të rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, nuk ka nisur ende nga puna.

Për diçka të tillë, ka shkruar edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj: “Ndërkohë që tek Arena Kuq e Zi punohet çdo moment për të arritur objektivin që të jetë gati në shtator, te sheshi përpara stadiumit nuk punohet. Nuk dihet kur do fillojnë punimet për rehabilitimin e tij”.

Por, në postimin e Dervishaj, ka komentuar edhe zëvendës-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli. “Do fillojë puna javën tjetër” – shkruan Shkreli, ndërkohë që Dervishaj shprehet më pas se ky është një lajm i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat