Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann në Barcelonë. Sulmi më i frikshëm të gjitha kohërave?

Futboll

Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann në Barcelonë. Sulmi më i frikshëm të gjitha kohërave?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Ende ka rrugë të gjatë për të sjell në Barcelonë dy lojtarë si Neymar dhe Antoine Griezmann këtë verë, por nëse ndodh kjo ky sulm do të ishte i pandalshëm

Transferi i Griezmann do të bënte “tmerrësisht të frikshëm” sulmin e Barcës por fillimisht atij duhet ti lirohet klauzola më 1 korrik, kurse transferi i Neymar edhe më i frikshëm nëse Barcelona do të arrinte një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Nëse këta dy superyje do të jenë në radhët e Camp Nou, Ernesto Valverde do të këtë sulmin më të mirë të mundshëm në botë që do të përbëhet me Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar dhe Griezmann.

Si do të rreshtoheshin ata në formacion?

Opsioni 1: 

Image

Një sistem që do ti akomodonte këta katër lojtarë në sulm do të ishte 4-2-4 me Neymar dhe Griezmann që do të operonin nga krahët. Messi dhe Suarez do të sulmonin të dytë në sulm.

Opsioni 2: 

Image

Nëse Valverde nuk dëshiron të luajë para me Messi dhe Suarez, ai mund ta shtynë njërin në pozitën numër 10.

Opsioni 3: 

Image

Nëse Valverde dëshiron një ekstra lojtar në mesfushë, ai mund ta heq njërin nga të katërtit në sulm – në këtë rast Suarez – dhe të luan me formacion 4-3-3. Messi pastaj do të luante si 9 fals dhe do të punonte me dy sulmuesit anësor Neymar dhe Griezmann me një sistem fluid.

Kush nuk luan

Për të pasur këta katër sulmues si Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann do të thotë se disa nga lojtarët e tjerë të Valverdes do të mungonin në formacion.

Arthur Melo dhe Ivan Rakitic nuk do të startonin para Sergio Busquets dhe Frenkie de Jong në mesfushë, kurse Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele shumicën e lojërave nuk do të luanin.

Kështu që ka shumë mundësi që qoftë Coutinho apo Dembele, apo të dy, do të shiteshin për ti kompensuar prurjet e reja, në këtë rast Neymar dhe Griezmann. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat