Paolo Maldini zgjedhet mbrojtësi më i mirë i të të gjitha kohërave

Futboll

Paolo Maldini zgjedhet mbrojtësi më i mirë i të të gjitha kohërave

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:00
Paolo Maldini

Ani pse e ka përfunduar karrierën e tij, vazhdon të mbetet njëri prej futbollistëve që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Paolo Cesare Maldini, quhet njeriu që i ka fituar pesë Liga të Kampionëve, ku vetëm Real Madridi e Liverpooli kanë më shumë se ai.

Ish kapiteni i Milanit dhe kombëtares italiane sot feston 51 vjetorin e lindjes, derisa sot poashtu, është mbyllur një sondazh sa i përket asaj se kush është mbrojtësi më i mirë në histori.

Në faqen zyrtare të sajtit sportiv “SportBible”, votuan afro 30 mijë tifozë, teksa mes Carles Pyuol, Cannavaros, Sergio Ramos e Maldinit, ky i fundit u shpall fitues me mbi 64% të votave.

Image

Kujtojmë se gjatë karrierës, legjenda “kuq e zi” pati 902 paraqitje me Rossonerët, derisa fitoi 26 tituj, në 25 sezone. Në 126 paraqitje ndërkaq, ai mbajti me krenari shiritin e kapitenit të përfaqësueses azzure, fituesen e katërfishtë të kampionatit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat