Mesfushori i Milanit pritet të bashkohet me Leonardon në PSG

Futboll

Mesfushori i Milanit pritet të bashkohet me Leonardon në PSG

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:49
Tiemoue Bakayoko

Drejtori i ri sportiv i PSG-së, Leonardo është duke e vëzhguar mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Leonardo e ka marrë në ekip francezin verën e kaluar kur ishte në Milan si huazim dhe dëshiron që ta marrë atë prapë në PSG.

Para disa ditëve futbollisti tha: “Po sigurisht që do më pëlqente të luaj për Parisin, nuk mund të gënjej për këtë gjë, kjo do të ishte shumë për mua dhe të dashurit e mi”.

“Leonardo më mori mua në Milan, kam shumë respekt për të dhe për klubin e Milanit, jam i gëzuar që ai i është bashkuar Parisit, është klubi i zemrës time, është qyteti im, jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të mirë”, ka thënë Bakayoko.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat