Ky është super-goli i Edon Zhegrovës, të cilin e realizoi sot për Baselin

Futboll

Ky është super-goli i Edon Zhegrovës, të cilin e realizoi sot për Baselin

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:23
Edon Zhegrova

Shpresojmë që të jetë fillim i mbarë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

I shumëkritikuari muajve të fundit, për angazhimin e skajshëm në rrjetet sociale dhe jo në fushën e blertë, e sidomos për klubet respektive, për të cilat është paraqitur pak, sot ka realizuar një super-gol.

Anësori i kombëtares “verdhë e kaltër” ka shënuar në fitoren e skuadrës së tij 5-1 ndaj Munich 1860, në një duel miqësor.

Megjithatë, ky gol jep shpresa se i “dashuruari” pas rrjeteve sociale, do të kthehet në element dhe kështu të tentojë që ta rikthejë veten në formën e dikurshme, atëherë kur i gjithë stadiumi brohoriste emrin e talentit, që dikur luante te Flamurtari në “Xhemail Ibishi”.

Më poshtë goli i Zhegrovës, që i kishte i katërti për skuadrën, i shënuar në të 67-tën minutë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Good game today happy to score first goal for @fcbasel1893 #working #hard #new #season????

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat