Leonardo i prish punë Juventus-it, është afër marrëveshjes me yllin e mesfushës

Futboll

Leonardo i prish punë Juventus-it, është afër marrëveshjes me yllin e mesfushës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:06
Adrien Rabiot

Raportet në Francë pretendojnë se Adrien Rabiot i ka kërkuar Juventusit pak kohë për t’u menduar pasi Paris Saint-Germain i ka ofruar një kontratë të re. 

Mesfushori pritej të firmoste me Juven një kontratë me 7 milionë euro në sezon plus bonuse, bashkë me 10 milionë euro për agjenten/mamanë e tij. 

Megjithatë, pasditen e së mërkurës SoccerLink dhe Paris United theksojnë se Rabiot i ka kërkuar Juve-s pak kohë të mendohet sepse PSG dhe drejtori i ri Leonardo i ka ofruar një kontratë të re. 

Kjo nuk është hera e parë që lojtari i paparashikueshëm ndryshon mendje. Rabiot ra dakord të largohej nga PSG teksa në klub kishte drejtues të tjerë dhe mesa duket Leonardo i ka ofruar kushte të reja. 

Marrëveshja me PSG mund të jetë 8 milionë euro në sezon plus 5 milionë euro për mamanë e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat