Van den Berg është i Liverpoolit

Futboll

Van den Berg është i Liverpoolit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:23
Van den Berg është i Liverpoolit

Liverpooli ka prezantuar përforcimin e parë të verës – transferimin e Sepp van den Berg nga PEC Zwolle. Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin 17-vjeçar. Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me ‘Reds’ pas marrëveshjes që u arrit me klubin e Eredivisie.

Transferimi i Van Der Berg do të kompletohet në korrik, ka bërë të ditur klubi anglez. “Është një ndjenjë fantastike. Për mua, është klubi më i madh në botë dhe është ëndërr e bërë realitet. Jam me të vërtetë i emocionuar”, tha ai për Liverpoolfc.com

Van den Berg bëri 15 paraqitje në kampionatin holandez edicionin e kaluar, duke e ndihmuar Zwollen që të përfundojë në vendin e 13-të.

Në nivel ndërkombëtar ai është paraqitur për Holandën U19, ku gjithsej ka 4 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat