Kukësi mbyll përgatitjet

Futboll

Kukësi mbyll përgatitjet

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:26
Kukësi mbyll përgatitjet

Kukësi mbylli përgatitjet në Elbasan dhe pasditen e sotme udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të vazhdojë stërvitjen në qytetin e bukur të Ohrit.

Verilindorët janë akomoduar në një nga hotelet më të mira të këtij qyteti dhe do të vazhdojnë përgatitjet, duke shfrytëzuar edhe klimën e freskët që Ohri ofron, në pritje të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Europës.

Takimi i parë zyrtar për skuadrën e Ernest Gjokës do të jetë më 11 korrik në Hungari, përballë skuadrës së Debrecenit, një kundërshtar i vështirë në letër, por që Kukësi do të tentojë kualifikimin.

Paralelisht me punën në fushën e blertë, që po drejtohet nga trajneri Gjoka dhe stafi i tij, drejtuesit e Kukësit po vazhdojnë të punojnë edhe në merkato, për të përforcuar skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat