Chelsea e blen Kovaçiqin

Futboll

Chelsea e blen Kovaçiqin

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:46
Mateo Kovaçiq

Klubi londinez ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes për mesfushorin kroat.

Mateo Kovaçiq edhe sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Chelseat.

Blutë kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e Kovaçiç nga Real Madridi për 50 milionë euro.

Ndonëse Chelsea e ka të ndaluar të bëjë blerje në këtë afat kalimtar, pas një dënimi nga FIFA, ata kanë vendosur të shfrytëzojnë opsionin e të drejtës së blerjes që kishte përfshirë në marrëveshjen që kishte nënshkruar me Realin sezonin e kaluar kur morën Kovaçiç në huazim.

Për kroatin pati shprehur interesime dhe Interi që dëshironte ta kthente përsëri në Itali, por këmbëngulja e Chelseat ka bërë që ai të mbetet në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat