Reprezentuesin e Kosovës e kërkojnë edhe italianët

Futboll

Reprezentuesin e Kosovës e kërkojnë edhe italianët

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 13:06
Reprezentuesin e Kosovës e kërkojnë edhe italianët

Jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj kanë hedhur sytë nga Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, i cili me Rizesporin, sezonin e shkuar, arriti të realizonte 17 gola në 34 ndeshje, përveç se 8 asist.

Me Kosovën, në 16 ndeshje, ka shënuar 5 gola dhe 2 në Ligën e Kombeve. Muriqi pëlqehet edhe nga Olympiacos në Greqi, ndërsa në Turqi në radhë të parë vendoset Galatasaray, pastaj Besiktas. Tehrim e njeh mjaft mirë, sepse dikur ishte shumë pranë për ta afruar në kombëtaren e Turqisë, pasi futbollisti nga Prizreni ka pasaportë turke.

Ndërkohë, sipas medieve italiane, dy klube të Serie A kanë hedhur grepat: Torino dhe Genoa janë interesuar për Muriqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat