Kovac jep alarmin: Dua 4 lojtarë!

Futboll

Kovac jep alarmin: Dua 4 lojtarë!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 13:39
Niko Kovac

Bayern i ka bërë disa lëvizje të rëndësishme këtë verë, duke shpenzuar jo pak për disa talente: Lucas Hernández (23/80 milionë, nga Atlético), Benjamin Pavard (23/35 milionë, nga Stuttgart) dhe Jann-Fiete Arp (19/3 milionë, nga Hamburg), por nuk mjafton për të pasur një ekip pretendent për Champions League dhe trajneri Niko Kovac pret ende goditjet e mëdha për të zëvendësuar Robben e Ribery, pa harruar Hummels e James Rodriguez.

Sipas Kicker, trajneri kroat i ka bërë thirrje klubit për të nxituar: "Dua 4 lojtarë!".

Leroy Sane ka kohë që është objektiv madhor, por talenti i kombëtares gjermane ka një kosto të konsiderueshme dhe mund të qëndrojë te City, ndërkohë që ylli i Atletico Madrid, Rodrigo, ka zgjedhur Cityn para Bayernit.

Sipas Sport Bild, Bayern po tenton Ousmane Dembélé, duke parë që nuk po arrin dot te Sane, por edhe ky është operacion tepër i shtrenjtë.

Callum Hudson-Odoi është gjithashtu një objektiv, por talenti i Chelseat u dëmtua rëndë para pak muajsh dhe do të kthehet në fund të vitit.

Anësori ofensiv i PSV -së, Steven Bergwijn, mund të kthehet në objektiv nëse nuk arrihen Sane e Dembélé, por ndërkohë nuk ka asnjë lëvizje reale dhe Kovac është nervoz: "Nuk shkojmë larg me 17 lojtarë. Duhen të paktën 19 tani, ndërsa dy të tjerë deri në fund të gushtit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat