Shosholli: Ligji në funksion të shumë klubeve tona 

Futboll

Shosholli: Ligji në funksion të shumë klubeve tona 

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:00
Shosholli: Ligji në funksion të shumë klubeve tona 

Trajneri i mirënjohur Ajet Shosholli, ish selektori i parë i kombëtares së Kosovës, në futboll, është gëzuar shumë me miratimin e ligjit për sponsorizim të sportit. “Urime të gjithë komunitetit sportiv për miratimin e ligjit për sport. 

Ishte shumë normale që ky ligj të miratohet për të mirën dhe progresin e sportit kosovar, ligj i cili do të jetë në funksion të shumë klubeve tona dhe mundësi që klubet tona të organizohen në një nivel më të lartë se deri me tani.

Dhe meritor për miratimin, gjegjësisht jetësimin e ligjit edhe në praktikë, janë pikë së pari sportistët, me rezultatet e tyre në arenat sportive dhe gjithë ata që punuan dhe propozuan që ky ligj të jetësohet dhe miratohet.

Duhet falënderuar edhe gjithë deputetët e kuvendit të cilët shumë shpejt reflektuan dhe e votuan në mënyrë unanime ligjin.
Na priftë e mbara të gjithëve”, shkruan Shosholli në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat