Familja e Neymar Jr zbarkon në Barcelonë për të kërkuar shtëpi

Futboll

Familja e Neymar Jr zbarkon në Barcelonë për të kërkuar shtëpi

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:17
Neymar Jr

Neymar Jr po përgatitet për zbarkimin e menjëhershëm në Barcelonë. Lojtari brazilian është i bindur në blerjen e tij nga Barça, në një operacion që do të përfshijë Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembéle.

Familja e tij, siç mëson eksluzivisht SPORT.es, është duke u kujdesur për gjithë logjistikën , për t’u kthyer në një qytet që ata e njohin në mënyrë të përkryer dhe ku jetuan prej verës 2013 në 2017.

Siç ndodhi në vitin 2013, nëna Nadine Gonçalves dhe motra e tij, Rafaella Santos, do të jenë të parat që mbërrijnë në kreyqytetin katalunas, për t’u kujdesur për procedurat fillestare dhe për të përshpejtuar të gjitha çështjet logjistike para një ndryshimi të adresës.

Të dyja kanë qenë në Barcelonë ditë më parë, ku ato kanë si prioritet të kërkojnë një vendbanim familjar që është gati për t’u akomoduar këtë verë. Dëshira e Neymar është të jetoj në të njejtin vend ku ka qenë më herët.

Neymar beson se në javën e ardhshme, që përputhet me fillimin e korrikut, hapat gjigantë mund të ndërmerren në negociatat me PSG-në, e cila po kryhet nga ndërmjetësi izraelit, Pini Zahavi, një profesionist i cili ka një rrugë të drejtpërdrejtë me Nasser Al-Khelaifi, dhe familja dos Santos Silva ka besim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat