Bayern i telefonon talentit teksa ai kryente vizitat mjekësore me Liverpool

Futboll

Bayern i telefonon talentit teksa ai kryente vizitat mjekësore me Liverpool

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:40
Sepp va nden Berg

Bayern Munich raportohet të ketë dështuar në tentativën për t’i rrëmbyer Liverpoolit lojtarin Sepp va nden Berg teksa mbrojtësi po kryente vizitat mjekësore me The Reds. 

Liverpool ka zyrtarizuar adoleshentin holandez si blerjen e parë të sezonit ditën e martë, duke konfirmuar se Van de Berg ka firmosur një kontratë afatgjate. 

Marrëveshja u krye për 2 milionë euro, por mund të shkojë në 5 milionë nëse 17-vjeçari arrin disa objektiva. 

Potenciali i Van den Berg njihet nëpër Europë dhe The Times pretendon se Bayern dështoi në një tentativë dramatike për të rrëmbyer talentin. 

Bayern ka “çarë” telefonat e përfaqësuesve të holandezit ditën e enjte duke shpresuar që ai të ndryshonte mendje. 

Megjithatë Van den Berg ishte në mes të vizitës mjekësore dhe gjithçka ishte praktikisht e vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat