Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në Europë

Futboll

Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në Europë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:41
Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në Europë

Klubet shqiptare janë duke u përgatitur për ndeshjet e para kualifikuese në kompeticionet evuropiane. Partizani do të ketë përballë Karabakun, ish-skuadrën e Ansi Agollit në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kukësi, Teuta dhe Laçi po zhvillojnë fazën përgatitore në pritje të ndeshjeve kualifikuese në kompeticionin tjetër, atë të Europa Ligës. Mirëpo, këta nuk do të jenë shqiptarët e vetëm pjesëmarrës në këto ndeshje. “Panorama Sport” mëson se do të ketë edhe arbitra shqiptarë që do të kenë flamurin kuqezi për të përfaqësuar vendin në ndeshjet ku do të mbajnë drejtësi.

Arbitri ndërkombëtar i kategorisë së dytë në UEFA, Enea Jorgji, do të ketë fatin që të arbitrojë në një kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Si asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Rudin Preca, ndërkohë që Kridens Meta do të jetë arbitër i katërt. Katërshja shqiptare është caktuar në Irlandën e Veriut mes Linfild dhe norvegjezëve të Rozenborg. Kjo sfidë do të luhet më 10 korrik në orën 20:45 në “Windsor Park”, në Belfast.

Dy kryesorët e tjerë me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti, arbitra të Kategorisë së Tretë në UEFA, do të gjykojnë në Europa Ligë. Kryesori i Kolegjiumit të Tiranës, me dyshen BregasiLamaj dhe Andi Koçin si i katërt, do të vendosin drejtësi më 11 korrik në Bran të Norvegjisë, ku vendasit do të sfidojnë irlandezët e Shamrok Rovers.

Ndërsa Hamiti me Dojando Myftarajn dhe Erind Burgun si anësorë dhe Andi Koçi si gjyqtar të katërt, do të gjykojnë ndeshjen Fola EshShikura në Luksemburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat