Vendime të reja nga FFK

Futboll

Vendime të reja nga FFK

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:47
Vendime të reja nga FFk

Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.06.2019 shqyrtoi ankesat  e lojtarëve; Ylber Maloku  KF “ Trepça 89 “ nga Mitrovica  dhe  të , Kushtrim Gashit e  Samir Sahitit  nga KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova  të atakuara  në vendimet e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 13.06.2019 në dënimet e tyre  nga ndeshja përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar  provave shtesë të ofruara nga ana e palëve  të ankimuara, konform  dispozitave të Rregullores  disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c;  sjelli këto ;

Vendimet: YLBER  MALOKU ; lojtar i KF “TREPÇA 89“ nga Mitrovica  me numër të ID kartelës  001044M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, i dënuar me ; 4 (katër) ndeshje  nga ana e organit  disiplinor të shkallës së pari, I ZBRITET ; në   2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

KUSHTRIM  GASHI; lojtar i KF “VËLLAZNIMI “ nga  Gjakova  me numër të ID kartelës 001270M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  18 i dënuar me  4 ( katër ) ndeshje  nga ana e organit disiplinor të shkallës së pare   I ZBRITET ;  në ; 2 (dy) ndeshje  zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SAMIR  SAHITI ; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës  002265M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 22  i dënuar më;  6 (gjashtë) ndeshje  nga ana e organit disiplinor të shkallës së parë I ZBRITET; në 4 (katër) ndeshje zyrtare  moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat