Guardiola: “Ata të dy do t’i dëshironte çdo ekip!”

Futboll

Guardiola: “Ata të dy do t’i dëshironte çdo ekip!”

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 08:08
Pep Guardiola

Gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit të “Cruyff Court” në Els Hostalets de Pierola, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur për gazetën spanjolle “Marca” në lidhje me disa futbollistë shumë të përfolur në këto ditë të nxehta merkato.

“Griezmann apo Neymar për Barcelonën? Varet nga ideja e trajnerit dhe drejtorit sportiv. Futbollistët e mëdhenj janë gjithmonë të mirëpritur në të gjitha skuadrat. Janë që të dy futbollsitë të mëdhenj, që do t’i dëshironte çdo ekip”, deklaroi Guardiola.

“De Ligt është një mbrojtës shumë i mirë. Është vetëm 19 vjeç dhe kushdo që do ta blejë, do të ketë një mbrojtës për shumë vite. Rodri te Manchester City? Nuk kam as idenë më të vogël. Të shohim. Është një futbollist i mirë”, u shpreh trajneri spanjoll i “Qytetarëve”, i cili në lidhje me  të ardhmen personale paralamëroi: “Herët a vonë.. do të rikthehet te Barcelona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat