Kur nis edicioni i ri i Kosovës për femrat?

Futboll

Kur nis edicioni i ri i Kosovës për femrat?

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:06
Kur nis edicioni i ri i Kosovës për femrat?

Komisioni i Futbollit të Femrave në Federatën e Futbollit të Kosovës njofton të gjitha klubet e Superligës se janë të obliguara që deri më datë 15 korrik ta konfirmojnë pjesëmarrjen në garat e edicionit të ri me shkrim në selinë e FFK-së ose në mënyrë elektronike.

Po ashtu, njoftohen klubet se kampionati i ri do të nisë më 17 gusht.

Sivjet garat nisin më herët se në vitet e kaluara për shkak të ndeshjeve që do t’i ketë Kombëtarja e Kosovës (femrat) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian me sistem vajtje-ardhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat