PSG hyn në histori: Kontratë 13-vjeçare, vlen 715 milionë euro

Futboll

PSG hyn në histori: Kontratë 13-vjeçare, vlen 715 milionë euro

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:18
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain mbetet një ndër klubet më të fuqishme që po rritet pa ndalim në aspektin global, duke mbyllur marrëveshje multi-miliardash. 

Së fundi, kampionët e Francës kanë zgjatur kontratën me sponsorin e tyre, “Nike” deri në vitin 2032. Do të jetë kjo kompani që do të veshë të gjithë ekipet e PSG-së, duke përfshirë edhe atë të femrave dhe skuadrën e hendbollit.

Nga zbulimet e para mendohet se klubi francez do të përfitojë 50-55 milionë euro në sezon nga kjo marrëveshja, që do të thotë se minimalisht PSG ka siguruar deri në715 milionë euro.

Kjo marrëveshje e re do të thotë se edhe bashkëpunimi me markën Jordan do të vijojë, me të cilën kanë korrur sukses në vitet e fundit.

Gjithsesi në sytë e skeptikëve kjo lëvizje shikohet si një mënyrë që sheikët dhe klubi francez të shpëtojnë nga “Fair Play” financiar dhe të justifikojnë të gjithë shumën e shpenzuar për blerjet e bujshme, përfshirë atë të Neymar dhe Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat