Neymar e do rikthimin te Barça, kjo është shifra që kërkon PSG

Futboll

Neymar e do rikthimin te Barça, kjo është shifra që kërkon PSG

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:46
Neymar

Ylli brazilian dëshiron që të luajë përsëri në Camp Nou.

Neymar ua ka bërë me dije drejtuesve të Paris Saint-Germain se nuk do të luajë më me ta dhe se qëllimi i tij mbetet rikthimi te Barcelona.

Edhe PSG duket se është dorëzuar për ta mbajtur lojtarin në ekip dhe dëshiron ta shesë atë në afatin kalimtar veror.

Sipas gazetës Le Parisien, drejtuesit e PSG-së kanë vendosur të ulin çmimin e lojtarit. Francezët kërkojnë 222 milionë euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin, shumë e njëjtë me atë që paguan para dy vitesh për ta transferuar nga Barça.

Neymar përfiton momentalisht një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon, ndërsa Barcelona nuk i ofron më shumë se 24 milionë në vit dhe braziliani është i gatshëm të pranojë edhe këtë ulje të pagës vetëm që të luajë sërish në një ekip me Lionel Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat