Mesut Ozil duhet të gjejë një klub të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mesut Ozil është nxjerrë në shitje nga Arsenal.
Mesfushori gjerman është duke vlerësuar ofertat për të gjetur një klub të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Gunners” janë duke kontaktuar me disa klube nga Turqia, të interesuara për shërbimet e tij, raportojnë mediat angleze.
Galatasaray, Fenerbahce dhe Basaksehir janë tri klubet në garë për transferimin e Ozilit.
Por, blerja e tij nuk do të jetë aspak e lehtë sepse Arsenal kërkon rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.
Kurse, Ozil po ashtu ka kërkesa të mëdha për rrogë që e shëndrrojnë në një problem për shitje te klubi londinez.