Parma fiksohet pas Balotellit

Futboll

Parma fiksohet pas Balotellit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:31
Parma fiksohet pas Balotellit

Në Itali vazhdojnë të besojnë te cilësitë e Mario Balotellit. Supermario i skadon kontrata me Marseille më 30 qershor dhe do të jetë një lojtar i lirë duke filluar që nga muaji korrik.

Parma është klubi që po shfaq më shumë interes për Balotellin.

Emilianët janë gati t’i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare sulmuesit me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon plus bonuset, mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e Balotellit pasi dihet që kërkesat e tij ekonomike janë shumë të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat