Milani e pranon dënimin e UEFA-s, nuk priten ankesa

Futboll

Milani e pranon dënimin e UEFA-s, nuk priten ankesa

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:29
Milani

Milani nuk pritet të dërgojë ankesa në CAS pas dënimit nga UEFA.

Gjatë ditës së sotme, shtëpia numër një e futbollit evropian ka zyrtarizuar dënimin me përjashtim nga garat e Europa Ligës për Rossonerët, pasi nuk e respektuan rregullin e “Fair Play-it” financiar përgjatë viteve 2015-2018, shkruan GazetaBlic.

Zyrtarët e klubit kanë dalë me një komunikatë ku kanë konfirmuar se nuk do të dërgojnë asnjë ankesë lidhur me këtë çështje, derisa kanë shtuar faktin se do t’i marrin hapat e plotë që skuadrën ta rikthejnë në nivelet e dikurshme.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat gjatë ditëve në vijim, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat