De Rossi te skuadra e madhe italiane

Futboll

De Rossi te skuadra e madhe italiane

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:36
Daniele de Rossi

Pasi Roma i dha duart, u mendua se Daniele de Rossi në Itali nuk do të qëndronte më dhe do të ndryshonte destinacion pas një jete me verdhekuqtë. Por, gjërat kanë ndryshuar.

Fiorentina e Rocco Commisso e ka shumë seriozisht! Javën e shkuar, Daniele Prade dhe Vincenzo Montella, që janë njohur te Roma, kanë biseduar me De Rossin, duke i ilustruar projektin teknik dhe duke i propozuar një rol udhëheqësi në revolucionin teknik.

Zgjidhja e Firencës është edhe ajo e preferuar nga familja, duke qenë një qytet pranë Romës. Kontrata? Vjetore, me opsion për sezonin e dytë. Vjollcët parakalojnë të gjithë, nga Milani tek Atalanta, Boca Juniors e kështu me radhë.

Daniele de Rossi do të jetë futbollisti i ri i Fiorentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat